Please enter at least 3 characters.

Torreira flet për sezonin fenomenal te Arsenali dhe Ligën e Evropës

2019/05/torreira.jpg
276:"LEICESTER, ENGLAND - APRIL 28: Lucas Torreira of Arsenal reacts towards the assistant referee during the Premier League match between Leicester City and Arsenal FC at The King Power Stadium on April 28, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Lucas Torreria është tejet i emocionuar para finales së Ligës së Evropës, ku do të përballen Chelsea dhe Arsenal në Baku të Azerbajxhanit me fillim nga ora 21:00.

Mesfushori uruguaian ka thënë se ai dëshiron ta fitojë trofeun e garës së dytë më të rëndësishme për klube në Evropë, pasi shumë persona nga vendi i tij do ta shikojnë sot (29 maj) atë duke luajtur, por edhe për tifozët e Topçinjve.

“Për momentin, unë jam lojtari i vetëm nga Uruguai që do të luajë në Ligën e Evropës, por nuk ka as në Ligën e Kampionëve, kështu që e gjithë vëmendja do të jetë tek unë. E gjithë vendi im do të shikojë lojën time, jam shumë krenar që do t’i përfaqësoj”, ka thënë Torreira.

“Ky sezon ka qenë diçka shumë e re. Me trajner të ri, që e zëvendësoi një që ka qëndruar 22 vite këtu. Nuk është e lehtë. Por, ka qenë një sezon fantastik, nëse do ta fitojmë Ligën e Evropës, do ta kemi mundësin që të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe të garojmë me skuadrat më të mira”.

“Dua që Ligën e Evropës ta fitoj për popullin tim atje në Uruguai, për tifozët e Arsenalit që na kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit, natyrisht edhe për vete (qesh)”, ka shtuar më tej Torreira. /Telegrafi/