Please enter at least 3 characters.

Toni Braxton do të publikojë albumin e dhjetë në karrierë

2020/08/ToniBraxton-e1596380093830.jpg
217:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - NOVEMBER 24: Toni Braxton poses in the press room during the 2019 American Music Awards at Microsoft Theater on November 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e popullarizuar, Toni Braxton, ka njoftuar se do ta publikojë albumin e dhjetë me radhë në karrierën e saj të gjatë, të titulluar "Spell My Name".

Siç raporton Variety, ajo ka bërë të ditur se materialet e reja muzikore do të lansohen më 28 gusht.

52-vjeçarja tashmë ua ka prezantuar fansave këngën “Dance”, përmes të cilës edhe e ka paralajmëruar albumin e ri.

Kujtojmë që disa vite më parë, Braxton e kishte shqyrtuar opsionin për t’u tërhequr nga skena, mirëpo ndërroi mendje në vitin 2014 kur e publikoi albumin "Love, Marriage, Divorce", në të cilin kishte bashkëpunuar me Babyface dhe arriti suksese të mëdha në top-listat botërore.

Në skenën e muzikës, këngëtarja u paraqit në fillim të viteve të nëntëdhjeta, ndërsa ka realizuar disa hite të paharrueshme, si "Unbreak My Heart", "Breathe Again", "He Wasn't Man Enough" etj. /Telegrafi/