Tifozët e Feyenoordit në Rotherham nuk e pranojnë humbjen, shkaktojnë trazira në qytet
Feyenoord doli i mposhtur pas 90 minutave në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, pasi holandezët humbën me rezultatin 1-0 ndaj Romës.
Gli i vetëm në ndeshje u shënua nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.
Një finale që dhemb për Feyenoord teksa tifozët holandezë ishin përgatitur për të fituar, ndërsa në Roterdam nuk e kanë përjetuar aspak mirë rezultatin që ka prodhuar fusha në Tiranë.
Nga pamjet që raportojnë mediat holandeze, tifozët kanë krijuar trazira duke thyer me gurë vitrinat e dyqaneve teksa policia është detyruar të përdori edhe forcën për të rivendosur rendin.
Zware rellen in het centrum van Rotterdam na #romfey. Politie en ME massaal aanwezig. #RomaFeyenoordpic.twitter.com/Hvaj0ajplN
— Reconventie (@Reconventie) May 25, 2022
Nga ana tjetër, e rëndësishme është se në Tiranë situatë duket pak më e qetë edhe pse me tifozët holandezë nuk kanë munguar ekseset.
Tifozët e Feneyoord kanë shkatërruar karriget tek pedonalja e Tiranës. Ata nuk i kanë mbajtur dot nervat duke shkatërruar ç’të gjenin para. Policia ka shoqëruar njërin prej tyre.


