Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Bayernit i japin djalit të Kroosit një ovacion të madh (Video)

2017/04/C9xti_uXkAEG37D.jpg

Real Madridi fitoi ndaj Bayern Munchen me rezultat 4-2 në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale.

Pasi përfundoi takimi në fushën e Santiago Bernabeut vazhdoi të qëndrojë Toni Kroos.

Mesfushori gjerman luajti për pak minuta me djalin e tij, por nën atmosferën e tifozëve të Bayernit të cilët ishin në stadium ende.

Në momentin që djali i Kroos shënoi gol ata i dhuruan një ovacion të madh.

Ylli i Los Blancos në të kaluarën ishte pjesë e klubit bavarez. /Telegrafi/