Please enter at least 3 characters.

Thohir ka një ëndërr të pamundur, ky është lojtari që indoneziani ëndërron ta transferojë te Interi

2016/07/1802339-38044071-2560-1440.jpg

Në një intervistë të gjatë nga Eric Thohir për gjendjen aktuale të Interit, ai ka është ndalur të flas edhe për tregun e transferimeve.

Indoneziani ka thënë se tashmë Nerazzurrët kanë refuzuar 60 milionë euro për Mauro Icardin dhe se argjentinasi nuk do të largohet.

Me këtë rast Thohir ka zbuluar edhe ëndrrën e tij, gjë që momentalisht për skuadrën nga Milano është e pamundur.

“Një lojtar që ëndërroj ta shikoj te Interi në të ardhmen është një lojtar për skuadrën e jo për mua. Lojtari që ëndërroj është Messi, një emër që çdo klub do të dëshironte ta kishte në organikë”, ka thënë Thohir. /Telegrafi/