Please enter at least 3 characters.

Thaçi nesër del para mediave, për një temë misterioze

2016/10/thaci-konference.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë të premten një konferencë me gazetarë.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun i Presidencës, nëpërmjet një njoftimi.

Megjithatë, në njoftim nuk jepet arsyeja e kësaj konference të thirrur nga i pari i shtetit.

Konferenca është paraparë të mbahet në orën 11:30, në Kabinetin e Presidentit.