Please enter at least 3 characters.

Tetovë: Lëndohet motoçiklisti në një aksident

2016/01/tetov-euml-l-euml-ndohet-moto-ccedil-iklisti-n-euml-nj-euml-aksident_hd.jpg

Bëhet fjalë për aksidentin në mes veturës ‘Seat’ e drejtuar nga 44 vjeçari I.C. nga Reçica e Vogël dhe një motoçikletë e drejtuar nga 69 vjeçari I.L. Shoferi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore dhe pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin e Tetovës është dërguar në Spitalin e Shkupit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipe nga ana e Prokurorisë publike dhe polic të SPB-së, ku është konstatuar se aksidenti ka ardhur si shkak i shpejtësisë së papërshtatshme. Dëmi material është llogaritur rreth 50 mijë denarë. /Telegrafi/