Please enter at least 3 characters.

Të pesë viktimat e masakrës në Maryland ishin punëtorë të gazetës – bëhen të ditur emrat e tyre

2018/06/CAPITAL-FRONT-780x520-e1530289756279.jpg

Pesë vetë u vranë kur një person i armatosur vuri në shënjestër një gazetë të Maryland të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për viktimat - Rob Hiaasen, Rebecca Smith, Gerald Fischman, John McNamara dhe Wendi Winters - ishin të gjithë punonjës të Capital Gazette, një gazetë e botuar në Annapolis.

Ndërkohë një zyrtar policor ka deklaruar se i dyshuari është identifikuar si Jarrod Ramos, 38-vjeq, i cili u arrestua nga policia pas masakrës.

Tom Markward, kryeredaktori i kësaj të përditshme, ka deklaruar se prej kohësh ishte brengosur për sulmet e Ramosit që ua kishte bërë gazetarëve dhe gazetës që ai e menaxhon.

Ai i kishte telefonuar policisë qysh në vitin 2013 për shkak të Ramosit, dhe mendonte të kërkonte masa kufizimi që ia ndalon atij t’i afrohet zyrave të kësaj gazete. /Telegrafi/