Please enter at least 3 characters.

Të gjitha rrugët e kalueshme

2016/01/f.0107140227941_m.jpg

Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për Kosovapress se vështirësi në qarkullim gjatë natës së mbrëmshme janë paraqitur kryesisht në zonat malore, në rrugët që qojnë në pikat kufitare, Kullë rruga e cila të shpie te Qafa e Prushit, ndërsa për rrugët tjera rajonale dhe magjistrale, nuk është raportuar për ndonjë vështirësi si pasojë e kushteve atmosferike.

“Vështirësi gjatë natës ka pasur në Kullë, rruga që çon të Qafa e Prushit. Janë kryesisht këto rrugë që kanë pozitë gjeografike kodrinore, ndërsa në pjesë tjera nuk kemi pasur vështirësi. Çdo rrugë rajonale ose magjistrale është e kalueshme dhe nuk ka ndonjë problem që është shkaktuar në trafik si pasojë e kushteve atmosferike”, ka thënë ai.

Edhe Agim Gashi, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, i cili kishte dalë për të parë se në çfarë gjendje janë rrugët në Gollak, ka thënë për Kosovapress se të gjitha rrugët tashmë janë të hapura për qarkullim, madje dhe ato malore. Sipas tij, kompanitë të cilat janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, që në orët e mëngjesit kanë dalë në terren dhe se ato po e kryejnë punën si duhet.

“Kompanitë po e kryen punën si duhet. Ato kanë dalë që me mëngjes herët kur ka filluar bora dhe nuk ka rrugë të pakalueshme. Të gjitha rrugët janë të hapura dhe shumica prej tyre, tashmë janë të shkrira”, pohoi Gashi. /Telegrafi/