Please enter at least 3 characters.

Swayze kryeson në sondazhin e Valentinit

2016/01/f.0214180603240_m.jpg

Në filmin e vitit 1990 Swayze luan rolin e një shpirti (të vdekuri) i cili komunikon me të dashurën e tij, që është luajtur nga Demi Moore.

Filmi u rendit i pari në sondazhin e Ditës së Valentinit të zhvilluar nga HMV, që kërkonte filmin më romantik të të gjitha kohëve.

Filmi tjetër i Swayze, ai i vitit 1987, “Dirty Dancing”, u rendit i dyti, derisa “The Notebook”, ku luajnë Rachel McAdams dhe Ryan Gosling, ka marrë vendin e tretë.
Filmat “Titanic” dhe “Pretty Woman” kanë mbyllur top pesëshin.