Please enter at least 3 characters.

Surroi: Nga pala serbe po dëgjojmë zërin e reinkarnuar të Millosheviqit

2016/01/f.1014052010917_m.jpg

“Ajo çka kemi dëgjuar nga Beogradi nuk na lejon te besojmë ne ndonjë zhvillim serioz te bisedimeve. Mendoj se Beogradi është larg nga realiteti me propozimin e vet për autonomi. Shpresoj të dëgjojmë diçka të re sot. Ne dëshirojmë që Beogradi të vije me ide më të mira, dhe nëse ja del, ne do ti marrim në konsideratë ato. Por nëse Beogradi ka një qasje të tejkaluar, e cila lejon zërin e Millosheviqit të dalë nga fytyra te reja, atëherë shprehim keqardhjen tone”, ka thënë Surroi.

Ai ka shprehur dëshirën e Ekipit të Unitetit se kjo fazë e bisedimeve të përmbyllet me sukses ndërsa ka vënë në dyshim seriozitetin e palës serbe në këto bisedime. “Pa dashur që të paragjykoj për rezultatet e bisedimeve shpresoj se kjo do te jete faza vendimtare. Ne do te dëshironim te shihnim këtë punë të përmbaruar brenda kësaj periudhe të bisedimeve”, ka shtuar ai.

“Kemi thënë edhe në New York se jemi të gatshëm të dëgjojmë ide të reja nga Beogradi për sa i përket pozitës së komuniteteve në Kosovë. Do të çmonim ide të reja të cilat do të ndikonin në përmirësimin e komunikimit me serbët e Kosovës. Por fatkeqësisht Beogradi, i cili po negocion në emër të serbëve të Kosovës, po i pengon ata për të marrin pjesë në jetën institucionale dhe politike duke i ndaluar ata te marrin pjese në zgjedhjet e 17 nëntorit”, ka thënë Surroi.