Supergoli i talentit shqiptar të kombëtares së Gjermanisë kundër Zvicrës (Video)
27/03/2017
Grupmosha deri 20 vjet e kombëtares së Zvicrës ka triumfuar kundër Gjermanisë.
Zviceranët triumfuan në një ndeshje miqësore kundër gjermanëve me rezultat 2-1.
E golin e vetëm për gjermanët e shënoi talenti kosovar Arianit Ferati, transmeton Telegrafi.
Mesfushori 19-vjeçar shënoi golin e tretë në takim në minutën e 79-të dhe me këtë rast vendosi rezultatin përfundimtar, atë prej 2:1.
Theksojmë se Ferati aktualisht është futbollist i Hamburgut, ekip që e ka huazuar në Fortuna Dusseldorf. /Telegrafi/


