Please enter at least 3 characters.

Super-derbi përsëri!

2016/01/super-derbi-p-euml-rs-euml-ri_hd.jpg

Fituesja e Kupës së Kosovës dhe kampionia në fuqi, do të përballen sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në kuadër të xhiros së 17-të ETC Superliga e Kosovës.

Dy skuadrat aktualisht më të mëdha në vendin tonë, janë ndeshur në mesjavën që lamë pas në Pejë, në kuadër të Ligës Ballkanike, ku fitues doli Sigal Prishtina.

Prishtinasit bazuar në formën që po kalojnë llogaritën favorit edhe në duelin e radhës, megjithatë, pejanët asnjëherë nuk dorëzohen lehtë dhe në kryeqytet nuk do të vijnë me flamur të bardhë.

Kampionët në fuqi do të provojnë që t’i hakmerren kryeqytetasve për disfatën e pësuar pak ditë më parë në ‘Karagaçi’.

Sigal Prishtina dhe Peja ndajnë pozitën e parë me nga 31 pikë të tubuara dhe skuadra e cila do të triumfon sonte do të forconte kreun e tabelës.

Në kuadër të kësaj xhiro, interesante pritet edhe sfida mes Trepçës dhe RTV 21. /KP/Telegrafi/

ETC Superliga /Xhiroja e 17-të

Takohen:
Sigal Prishtina-Peja
Besa-Bashkimi
Kastrioti-Drita
Trepça-RTV 21