Please enter at least 3 characters.

Sulm me bombë në një stacion të policisë kineze, lëndohen dy policë dhe një civil (Video)

2019/03/1-215.jpg

Dy zyrtarë policorë dhe një civil janë lënduar në një sulm me bombë artizanale, që ka ndodhur në një stacion të policisë në verilindje të Kinës.

I dyshuari fillimisht i kishte vënë flakën një objekti, dhe më pas kishte shpërthyer një bombë në stacionin e policisë në Liaoning, transmeton Telegrafi.

Policia kineze ka njoftuar se i dyshuari ka mbetur i vdekur në vend pas sulmit kamikaz. E videot amatore të publikuar në rrjetet sociale shihen retë e zeza të tymit pas shpërthimi, si dhe qytetarët duke vrapuar nëpër qytet nga frika se mund ta pësojnë.

"I dyshuari ka mbetur i vdekur në vend", ka deklaruar zëdhënësi i policisë duke shtuar se kanë filluar hetimet lidhur me këtë sulm. /Telegrafi/