Please enter at least 3 characters.

Stuhia përfshin Anglinë, kaos nëpër rrugë (Foto)

2016/01/stuhia-p-euml-rfshin-anglin-euml-kaos-n-euml-p-euml-r-rrug-euml-foto_hd.jpg

Shtrëngatat mbërthyen rajonin e Snownodias, përkatësisht në qytetin Sheffield. Madje era fryente me shpejtësi prej 82 milje për orë.

Të tjera zona të mëdha u përfshinë nga erëra e stuhi të forta, të cilat shkatërruan shtëpi e përmbysën makina.

Automjete të lartë janë parë të bien përtokë në njërën anë të tyren, ndërsa pemët janë ç’rrënjosur nga oborret e shtëpive. Rrëzimi i një trungu të rëndë peme mbi çatinë e shtëpisë, i ka rrezikuar jetën një çifti në Mançester, transmeton Express.

Moti i stuhishëm do të vazhdojë sot në të gjithë vendin, me prirje të madhe drejt veriut të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjendjen e ka shkaktuar një sistem i presionit të ulët atmosferik nga Atlantiku që vazhdon të lëvizë drejt vendit. Mendohet se e njëjta gjendje do të vazhdojë deri të enjten.