Please enter at least 3 characters.

Southgate: Krenar me paraqitjen e lojtarëve, merituam fitoren

2018/06/Southgate.jpg
256:"VOLGOGRAD, RUSSIA - JUNE 18: Gareth Southgate, Manager of England looks on ahead of the 2018 FIFA World Cup Russia group G match between Tunisia and England at Volgograd Arena on June 18, 2018 in Volgograd, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Southgate ka folur pas ndeshjes që Anglia e fitoi në fund ndaj Tunizisë.

Anglia ka fituar mes shumë vështirësive në fund ndaj Tunizisë me rezultat të ngushtë 2-1.

Megjithatë, kjo fitore e anglezëve u kritikua shumë nga njohësit e futbollit, të cilët nuk e shohin si pretendent Anglinë dhe thonë se nuk bindën.

Por, kështu nuk mendon edhe trajneri Southgate, i cili është krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe thotë se fitorja ishte e merituar.

Festa e anglezëve tek goli i parë i Kane (Getty Images)

"Edhe në rezultatin 1-1 unë isha shumë krenar për paraqitjen e ekipit. Nëse luajtëm në atë nivel të paraqitjes kjo është tregues që ne mund të kontrollojmë", ka thënë fillimisht Southgate.

"Ne krijuam shumë shanse të pastra në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë kemi dominuar lojën, kemi mbajtur durimin dhe kemi kërkuar mundësi të mira në vend që të hedhim topin në zonë dhe të shpresojmë".

"Unë mendoj se treguam unitet sonte. Kemi pasur liderë në fushë, të cilët vazhduan të dorëzonin mesazhet e duhura".

"Ne vazhduam të bëjmë gjërat e duhura dhe të marrim vendime të mira dhe mendoj se merituam fitoren pas 90 minutave", përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/