Soulja Boy këshillon si të bëhesh i pasur
Soulja Boy shpërtheu në vitin 2007 kur dhe e fitoi famën me singlin “Crank That”. Sot ai ka shkruar një libër që titullohet “Tinejxheri Milioner”, për të shprehur mendimet e tij dhe këshillat e suksesit në moshë të re, pak para lansimit të albumit të tij të dytë, “Dre”.
“Unë e kam bërë milionin e parë në moshën 16 vjeçare. Unë vij nga një vend ku shumë njerëz nuk kanë arritur të shohin atë se çfarë kam parë unë rreth e rrotull botës dhe të shohin se sa para kam fituar. Unë dua t’u tregoj njerëzve se si e kam bërë këtë”.
“Njëri prej kapitujve të librit tim titullohet ‘Të Flasësh Në Ekzistencë’. Është diçka që e kam bërë gjatë gjithë karrierës. Kur mendoni dhe flisni nga mos interesimi për të tjerët, atëherë ajo do të ndodhë. Kur i mënjanoni të gjitha mendimet negative dhe fokusohuni në asgjë tjetër pos asaj që dëshironi, atëherë është lehtë ta arrini atë”, u shpreh ai. /Telegrafi/


