Please enter at least 3 characters.

Sot mbërrijnë ndihmat sllovake dhe holandeze për vendet e përmbytura

2016/08/Vershimet-Haracina-4.jpg

Donacione nga republika sllovake dhe ajo holandeze për rajonet e përmbytura do të arrijnë sot në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, trasmeton Telegrafi Maqedoni.

Në pranim-dorëzimin e donacioneve do të marrin pjesë edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve dhe përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë.

Përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile, deri tani Maqedoninë e kanë mbështetur Greqia, Austria, Çekia, Hungaria dhe Bullgaria./Telegrafi/