Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Ndaj Wolverhamptonit ishte ndeshja jonë më e keqe

2019/03/OleGunnarSolksjaerface.jpg
281:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - MARCH 16: Ole Gunnar Solskjaer interim manager of Manchester United during the FA Cup Quarter Final match between Wolverhampton Wanderers and Manchester United at Molineux on March 16, 2019 in Wolverhampton, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se humbja e ekipit të tij nga Wolverhampton Wanderers në çerekfinale të Kupës FA, ishte një hap i madh prapa.

Djajtë e Kuq nuk arritën të kualifikoheshin në gjysmëfinalen e FA Cup, pasi pësuan si mysafirë të Wolves dhe u eliminuan nga kjo garë.

Kjo është hera e parë që Unitedi ka pësuar dy humbje, prej se norvegjezi mori në dorë ekipin në dhjetor. (Manchester United humbi javën e kaluar nga Arsenali në Ligën Premier).

"Kjo ishte loja jonë më e keqe, ky është një hap i madh prapa. Kryesisht për shkak të cilësisë së posedimit, kemi pasur një sërë rezultatesh dhe tani kemi dy humbje. Ne thjesht nuk mundëm të shënonim kundër Arsenalit, por kjo ishte me të vërtetë e keqe”, ka deklaruar Solskjaer, transmeton KP.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri norvegjez shtoi se ekipi duhet të bëjë më të mirën pas një pushimi, pasi lufton për vendin e katërt në tabelën që çon në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu për shkak se luan në çerekfinale të kësaj gare kundër Barcelonës.

I pyetur nëse humbja nga Wolves mund të rrezikojë gjasat e tij për të nënshkruar një kontratë të përhershme me United, ai u përgjigj: "Jam këtu deri në verë, kemi shumë për të luajtur në ligë dhe në Ligën e Kampionëve".