Please enter at least 3 characters.

Solskjaer konfirmon se Unitedi do të jetë aktiv në tregun e transferimeve

2019/09/GettyImages-1178202206.jpg
302:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United shows his appreciation to the fans after the Premier League match between Manchester United and Arsenal FC at Old Trafford on September 30, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer sugjeron se skuadra e tij do të jetë shumë aktive në tregun e transferimeve gjatë verës.

Djajtë e Kuq janë të etur për të bërë nënshkrime të mëdha në verë pasi kërkojnë të tejkalojnë hendekun me dy skuadrat më të mira në Ligën Premier.

Unitedi ka qenë i lidhur me Jadon Sancho nga Borussia Dortmund dhe Jack Grealish nga Aston Villa, ndër të tjera.

Dhe përkundër ndikimit financiar të pandemisë së coronavirus, Unitedi do të jetë aktiv në treg.

Solskjaer e ka konfirmuar këtë në faqen zyrtare të klubit, duke treguar se klubi nga Old Trafford do të jetë aktiv në tregun e transferimeve.

“Sigurisht që ne gjithmonë jemi duke kërkuar objektiva”, ka thënë fillimisht Solskjaer.

“Ne po ndjekim atë që po ndodh, por afati i transferimeve do të hapet më vonë me siguri”.

“Pra, ne vetëm do të duhet të përfundojmë sezonin, të shohim se ku jemi dhe pastaj ndoshta do të bëjmë marrëveshje nëse ka marrëveshje për t'u bërë”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/