Smith-ët akuzohen për dështim të filmit
06/02/2010
Smith-ët thonë se personi i cili financoi filmin të cilin e shkroi dhe ku luajti Jada, është duke i kërcënuar ata rreth asaj që ai e quan rikthim ‘të garantuar’ të investimeve, dhe ata nuk janë për t’u fajësuar për dështimin e filmit, të quajtur “Human Contract”.
Projekti, i cili doli drejt në DVD, nuk fitoi para. Smith thonë se ata kurrë nuk kanë premtuar të shpaguajnë investimet dhe, sipas TMZ, ata dëshirojnë që gjyqi të deklarojë se ata nuk janë përgjegjës për humbjen e parave të investitorit./Telegrafi/


