Please enter at least 3 characters.

Situatë e tensionuar në skuadrën e Barcës

2020/02/Barcepna-e1580762257346.jpg
283:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 30: Antoine Griezmann of FC Barcelona is congratulated after scoring the opening goal during the Copa del Rey Round of 16 match between FC Barcelona and CD Leganes at Camp Nou on January 30, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona po përpiqet ta qetësojë situatën në një periudhë kur ekzistojnë tensione që pas shkarkimit të Ernesto Valverdes dhe zëvendësimit të tij me Quique Setien.

Problemet nisën me ish-trajnerin, ndërsa mosangazhimi adekuat në afatin kalimtar të janarit (për ta mbuluar Luis Suarezin) i ka përkeqësuar gjërat.

Humbja nga Valencia në fundjavën e kaluar ka krijuar shqetësim real në mes të lojtarëve. Gerard Pique dhe Lionel Messi thuhet se nuk e kanë bërë ‘ritualin e inkurajimit’ të skuadrës para ndeshjes ndaj Los Che.

Setien deklaroi se nuk kishte dëgjuar për ekzistimin e një rituali të tillë, mirëpo ai nuk tregoi se kishte pasur një zënkë ndërmjet dy lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës – transmeton AS.

Vet lojtarët janë shfaqur të qetë pas incidentit, ndërsa mediat në Spanjë raportojnë se situata nuk është më e mira te katalunasit në këtë periudhë. /Telegrafi/