Please enter at least 3 characters.

Sindikata e pavarur akademike e Maqedonisë mbajti kongresin e parë zgjedhor

2016/10/SPAM.jpg

Sindikata e pavarur akademike e Maqedonisë (SPAM) ka mbajtur kongresin e parë të rregullt zgjedhor të saj, ku për kryetare u votua Maja Stefanoviq nga Fakulteti për art dramatik - Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë kongres u zgodhën edhe anëtarët e Këshillit, Këshillit mbikëqyrës dhe Komisioni statutar i Sindikatës. Gjithashtu, u vërtetuan angazhimet e SPAM-it për respektim të plotë të autonomisë akademike, si edhe për rivendosje të rolit të sektorit akademik në shoqëri.

SPAM-i do të angazhohet për ruajtjen e personalitetit dhe integritetit profesional të anëtarëve të tij, sipas parimit të autonomisë së universitetit, përmirësimin e kushteve për zhvillimin profesional dhe përparimin, si edhe ruajtjen e punës intelektuale dhe veprimtarisë, rritjen e cilësisë së arsimit dhe aktivitetit shkencor, etj./Telegrafi/