Please enter at least 3 characters.

Sindikalistët me kërkesa për statutin e Trepçës

2017/02/Trepca-Minatoret-foto-ridvan-slivova-telegrafi-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një komunikate për media ka dalë me tri pika për statutin e Trepçës, duke paralajmëruar se mos përfshirja e tyre do të jetë e papranueshme dhe do të shkaktojë dëme të paparashikuara për të ardhmen e Kompleksit Trepça.

Definimi i saktë i të gjitha vendburimeve minerare të cekura në draft-statut, inkorporomi i Njësisë së Fabrikës së Paimeve të Procesit si njësi me interesat e veçanta për mirëmbajtjen e minierave të Trepçës dhe adresimi i qartë i çështjeve sociale dhe mjedisore sikurse është cekur në draft-statutin e cekur, janë pikat e parashtruara në takimin e përbashkët të të gjitha njësive sindikale të Kompleksit Trepça së bashku me menaxhmentin e saj aktuale dhe udhëheqësit e njësive përbërëse të saj.

Çdo version tjetër i statutit të Trepçës, i cili nuk merr parasysh këto pika, do të jetë i papranueshëm për punëtorët e Trepçës dhe do të sjellë dëme të pariparueshme për të ardhmen e kompleksit Trepça, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/