Please enter at least 3 characters.

Simeone shpreson që Godin të rinovojë me Atleticon

2019/01/Diego-Simeone-1.jpg
267:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 06: Diego Pablo Simeone of Club Atletico de Madrid looks on during the La Liga match between Sevilla FC and Club Atletico de Madrid at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on January 06, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, shpreson që Diego Godin të qëndrojë te Los Colchoneros edhe në sezonin e ardhshëm.

Yllit të Urugait i skadon kontrata në verën e 2019, por dëshira e madhe e teknikut argjentinas është që lojtari të rinovojë.

"Ideja ime është që Atletico Madridi të vazhdojë me Diego Godin, ai është vendimtar për neve", ka thënë Simeone i cituar nga Marca.

Diego Godin dhe Simeone (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Ai është kapiten dhe lider i skuadrës, ai ka luajtur tre ndeshje fantastike radhazi dhe ne duam që ai të mbajë këtë nivel".

"Nuk dua të flas gjerësisht për ardhjet dhe largimet e lojtarëve pasi nuk është puna ime".

"Fitorja ndaj Levantes? Është një nga paraqitjet më të mira këtë sezon, ne nuk lejuam që lëndimi i Stefan Savic të na ndikojë apo goli i anuluar, po ashtu Levante është kundërshtar i fortë", ka shtuar Simeone.

Në media është raportuar se Godin tashmë është pajtuar që t'i bashkohet Interit, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga klubet. /Telegrafi/