Please enter at least 3 characters.

Simeone: Pyetni gjyqtarin për përjashtimin e Costas, lojtarët e Barçës e bëjnë të njëjtën gjë dhe nuk përjashtohen

2019/04/Diego-Simeone.jpg
245:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 06: Diego Simeone, Manager of Atletico Madrid looks on prior to the La Liga match between FC Barcelona and Club Atletico de Madrid at Camp Nou on April 06, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi humbi 2-0 nga Barcelona, trajneri i skuadrës mysafire Diego Simeone u shpreh i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij në këtë ndeshje.

Tekniku argjentinas foli edhe për përjashtimin e Diego Costast duke thënë se në rast se spanjolli ofendoi gjyqtarin atëherë kartoni i kuq ishte i drejt, por sipas tij edhe lojtarët kundërshtarë bëjnë sjellje të atilla dhe nuk përjashtohen.

"Ekipi u përpoq shumë, bëri një punë të mirë. Një gol fantastik i Suarezit hapi rrugën kur kishte mbetur fare pak dhe ishte shumë e vështirë. Me dhjetë lojtarë ishte shumë më e vështirë, por e përgëzoj Barçën për fitoren".

"Diego Costa? Nuk kam folur me atë. Pyetni nëse ishte aq e rëndë, pasi shumë herë, shumë futbollistë të Barçës e bëjnë të njëjtën gjë dhe nuk përjashtohen".

"Nëse ai ka thënë atë që gjyqtari e thotë, përjashtimi ishte i drejtë. Por, është tregues se ne po bëjmë keq, në 11-të ndeshje, shtatë përjashtime", ka thënë Simeone pas ndeshjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/dearatorres/status/1114616254642425861