Si mund ta fitojë Arsenali titullin, ja mundësitë (Foto)
Leicester City ka kaluar shtatë pikë epërsi ndaj Tottenhamit dhe 11 ndaj Arsenalit.
Por a mund ta fitojë Arsenali titullin?
Matematika e thotë që po edhe pse shumë tifozë të kësaj skuadre janë dorëzuar për këtë.
Por, a kanë të drejtë që janë dorëzuar? Praktikisht po.
Për ta fituar Arsenali këtë vit Ligën Premier duhet të dalin këto rezultate. /Telegrafi/
1. Arsenal duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet
Nuk ka problem. Arsenali ka shtatë ndeshje për të fituar dhe për të shpresuar për titull.
Dhelprat kanë një ndeshje më pak se Arsenali, dhe kanë vetë tri humbje. Në ndeshjet ndërmjet veti, Arsenali është treguar më i fortë. Leicester udhëton te Man. Utd dhe Chelsea.
Rivali tjetër i Arsenalit, Tottenhami do të luajë ndeshje të vështita pasi që do të takohet me Man Unitedin, Chelsean dhe Southamptonin dhe do të udhëtojë në ndeshjen e vështirë me Stoken. Dy pikë realisht mund të humben.


