Shkoni në koncertin e personave me Shkop të Bardhë (Foto)
15/10/2015
Sonte, në qytetin e Pejës do të mbahet një koncert mjaft i veçantë me fillim në ora 20:00.
Në fakt, bëhet fjalë për koncertin që do të organizojnë personat me aftësi të kufizuar.
Koncert Artistik i titulluar “Tingujt e Bardhë” do të mbahet në teatrin e qytetit “Istref Begolli”.
Vlen të theksohet se koncerti është i pari këtij lloji dhe i kushtohet Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë. /Telegrafi/


