Please enter at least 3 characters.

Shkolla në Reçicë të vogël, vetëm nëpër programe politike (Video)

“Kam ardh këtu në 91-shin, që atëherë është përfolur se do bëhet shkolla. Prej atëherë e tani, për 25 vjet asgjë hiç dhe unë nuk i besoj më këtu askujt aspak”.

“Ata e dinë vet, a nuk e shohin këtë, skam çka me fol, skam koment këtu”.

“Prej 2007 kemi iniciativë, kjo u bë afër dhjetë vite tashmë asgjë nuk ka lëviz. Ishte një informacion se shteti Kinez do e bëj përmes ambasadës, i kemi fondet si kemi, i harxhuam s`i harxhuam tash këto tre vitet e fundit na thonë do bëhet nuk bëhet dhe nuk lëvizën asgjë nga vendi, vetëm më keq është bë”.

Ndërsa kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, vetëm para ca ditëve premtoi se projekti në pranverë do të fillojë të realizohet.

“Mysafir yni ditën e shtunë në mbrëmje ishte edhe ambasadori i Kinës, ata vazhdojnë që të kryejnë procedurat që duhet ti kryejnë për sa i përket realizimit të këtij objekti. Ndërsa nga ana e komunës së Tetovës është punuar projekti, është dorëzuar, është dhënë leja e ndërtimit dhe janë kryer të gjitha punët përgatitore që janë të nevojshme dhe të cilat ne duhet ti bëjmë”, deklaroi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.

“Këta shtëpi për rreth që shihni, me këtë deponi në mes të lagjes, dikur ishin zanafilla e USHT-së. Këta shtëpi, apo një pjesë e madhe e tyre, u bënë mësonjëtoret e para të USHT-së e të cilat, sot e kësaj dite nuk kanë as shkollën fillore”.

Qindra nxënës të fshatit Reçicë e vogël, mësimin e ndjekin disa kilometra larg vendbanimit të tyre, në shkollën fillore Naim Frashëri në Tetovë./Telegrafi/