Please enter at least 3 characters.

Shkodran Veseli, kampioni i fuqishëm i kikboksit shqiptar (Video)

2016/01/shkodran-veseli-kampioni-i-fuqish-euml-m-i-kikboksit-shqiptar-video_hd.jpg

Njëri nga ta është edhe i riu Shkodran Veseli, i cili po bënë gara në sportin e kick-boxit dhe është në rrugën e duhur për tu bërë ndër më të mirët në botë në këtë sport.

Shkodran Veseli është 24-vjeçar dhe është i lindur në qytetin e Gjakovës, por me prejardhje nga Kosharja .

I njohur ndryshe me emrin ‘Albanian Warrior’, që do të thotë në shqip Luftëtari shqiptar, Veseli e ka filluar karrierën e tij në moshën 15-vjeçare në kick-boxin amator.

Sukseset e tij çdo ditë e më shumë po rritën, ndërsa në në vitin e ardhshëm ai do të garoj edhe për titullin e kampionit botëror.

Sukseset e djaloshit kosovar janë të mëdha, pasi ai ka marrë titullin e kampionit në Austri në garën ‘WAKO-PRO’, është stolisur me titullin e kampionit evropian në vitin 2013 në kategorinë deri në 75 kg.

Kujtojmë që Veseli më 4 prill mposhti serbin Stefan Zhivkoviq vetëm pas tre raundesh, pasi Veseli ia theu hundën kundërshtarit.

Sikur mos të mjaftonin këto suksese, muaj më parë, Shkodran Veseli është stolisur edhe njëherë me titullin e kampioonit evropian në organizatën ‘WKU’, në kategorinë deri në 76 kg, ku ka mposhtur tajbokserin Darryl Sichman, trajner i të cilit është ikona e kick-boxit, Rremy Bonjasky.

Edhe pse i ri në moshë, Shkodran Veseli ka zhvilluar deri më tani 87 meçe, ku ka arritur të shënoj 70 fitore, ka barazuar një herë dhe ka pësuar 16 herë të tjera.

24-vjeçari do të ndeshet edhe tri herë gjatë këti viti në Zvicër. Fillimisht ai do të ndeshet më 3 tetor në garën e ‘Figh for Glory’, pastaj me 7 nëntor në ‘Enfusion’ dhe më 5 dhjetor në garën e madhe ‘Top King’.

Në rast se fiton meçin e muajit dhjetor, atëherë Veseli do të arrijë në ligën më të fortë botërore të kick-boxit, ‘Glory’.

Për ta njohur më mirë luftëtarin shqipëtarë, atëherë shikoni videot e mëposhtme të tij. /Telegrafi/