Please enter at least 3 characters.

Sheqerinska: Kemi gjetur zgjidhje në kuadër të Kushtetutës

2016/01/sheqerinska-materialet-e-publikuara-jan-euml-vet-euml-m-nj-euml-pjes-euml-e-vog-euml-l-nga-ajo-q-euml-kemi_hd.jpg

Zv.kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, sot ka pritur në takim ministrin shtetëror të Britanisë për Evropë dhe Amerikë, Alan Dancan, së bashku me ambasadorin e Britanisë në Maqedoni, Charles Garett, me të cilët kanë diskutuar rreth formimit të qeverisë së re në Maqedoni. Sheqerinska në këtë takim theksoi se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në komunikatën e LSDM-së thuhet se në këtë takim me diplomatët, Sheqerinska ka deklaruar se qeveria e re do të formohet shpejtë dhe do të vendoset kundër gjithë rreziqeve.

"Po hapen drita të reja të perspektivës për Maqedoninë dhe për qytetarët, me ndryshimet demokratike që do të ndodhin në qeverinë e re demokratike. Presim që qeveria e re e cila do të formohet shpejtë, do të vendoset në largimin e gjitha rreziqeve për qytetarët", deklaroi Sheqerinska./Telegrafi/