Please enter at least 3 characters.

SHBA: Betejë e re për borxhin

2016/01/f.0107092332407_m.jpg

Ai tha se Presidenti Obama dhe ligjvënësit tani duhet të përqendrohen tek shkurtimi i shpenzimeve qeveritare, duke e quajtur "varësinë ndaj shpenzimeve” të Uashingtonit problemin më të madh të vendit.

Por udhëheqësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve tha se ligjvënësit duhet të rrisin më tepër të ardhurat.

Kryetarja e pakicës demokrate në Dhomën e Ulët të Kongresit, Nancy Pelosi, tha për rrjetin televiziv CBS se diskutimet rreth taksave nuk mund të përjashtohen. Ajo shtoi se ligjvënësit duhet t’i japin fund lehtësimeve fiskale për grupet e interesit dhe industritë që nuk kanë nevojë për to. /Telegrafi/