Please enter at least 3 characters.

Shaqiri: Liverpooli ka mentalitetin e duhur në rrugën drejt suksesit

2019/02/Shaqiri-Liverpooli.jpg
302:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 26: Xherdan Shaqiri of Liverpool (2R) celebrates as he scores his team's third goal with team mates during the Premier League match between Liverpool FC and Newcastle United at Anfield on December 26, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka folur për faqen zyrtare të Liverpoolit, ku ka theksuar se klubi anglez ka mentalitetin e duhur për të arritur sukses.

Reprezentuesi zviceran fitoi tre kampionate me Baselin në Zvicër para se të fitonte edhe dy tituj tjerë të Bundesligës me Bayern Munichun.

Por, Shaqiri beson se edhe Liverpooli ka mentalitetin fitues sikurse Bavarezët dhe beson gjithashtu se kanë grupin e mirë të lojtarëve për të arritur deri te suksesi.

"Kam luajtur në Gjermani dhe kam fituar tituj atje, kështu që unë kam përvojë prej saj", ka thënë fillimisht Shaqiri për Liverpoolfc.com.

"Duhet të ketë një mentalitet fitues dhe lojtarët duhet të fokusohen".

Shaqiri duke festuar një gol ndaj Unitedit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Mendësia është e ngjashme edhe këtu. Ju duhet të shkoni në ndeshje duke u përpjekur për të fituar ato dhe për të dhënë gjithçka për të bërë këtë".

"Unë jam goxha i sigurt me talentin që kemi në ekip, që mund të arrijmë shumë".

"Tani duhet të vazhdojmë fortë deri në fund, të punojmë shumë në stërvitje, t'i bëjmë ato mësime në ndeshje dhe të vazhdojmë përpara".

"Ka shumë rrugë për të shkuar, por ne jemi në një mënyrë shumë të mirë për të qenë të suksesshëm", përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/