Senatori Andreas Geisel: Sulmi nuk do të ndryshojë mënyrën se si jetojmë këtu
19/12/2016
Senatori i Brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel sapo ka dhënë një intervistë për gazetarët – e cila besohet të jetë komenti i parë zyrtar i qeverisë për ngjarjet e sotme në Berlin.
Ai ka thënë se kjo është një ngjarje e tmerrshme, por nuk do të ndryshojë mënyrën se si jetohet në Berlin.
Gjithashtu, ai ka shtuar se është komplet e paqartë se çfarë ka ndodhur. /Telegrafi/


