Please enter at least 3 characters.

Seancë publike dëgjimore për Vlladimir Taleskin

2016/07/Taleski-merret-ne-pyetje-nga-PSP.jpg

Sot në Gjyaktë e Apelit në Shkup do të mbahet diskutimi i dytë publik, ku do të shqyrtohet vendimi për burg shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo seancë mbahet me kërkesë të mbrojtjes së Taleskit, e cila ka ankimuar për vazhdimin e burgut shtëpiak të tij, që duhet t'i përfundojë më 20 gusht.

Tash e dy muaj, kryetari i Manastirit është në burg shtëpiak, si i dyshuari kryesor i lëndës ''Transportuesi'' të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), e cila mund të kërkojë masa më të rrepta, nëse vërtetohet se Taleski i kryen punët e tij, nga shtëpia./Telegrafi/