Please enter at least 3 characters.

Sapo ka mësuar të shkruajë dhe dëshiron të bëhet këngëtar si i ati - dëshira emocionuese e djalit të Vedat Ademit

2018/05/veddi.jpg

Këngëtari i njohur i muzikës 'rock', Vedat Ademi, prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai jeton atje së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.

Djali i madh i Vedatit i quajtur Jonart, është tashmë gati gjashtë vjeç dhe sapo ka mësuar të shkruajë.

Me të mësuar shkrimin, në një nga detyrat shkollore, i vogli ka shkruar për atë se çfarë dëshiron të bëhet, e që duket se është profesioni të cilin e gëzon babai i tij.

"Kur të rritem, dua të bëhem këngëtar. Unë këndoj mirë", janë fjalët që ka shkruar në anglisht Jonarti i vogël.

I emocionuar nga kjo gjë, këngëtari Ademi ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory fotografinë e kësaj letre emocionuese.

"Këngëtari im i ardhshëm", ka shkruar Vedati, duke iu referuar kështu dëshirës që i vogli i tij ka shprehur për të kënduar njëlloj siç bën i ati. /Telegrafi/