Please enter at least 3 characters.

Sancho kushton shumë, United mendon për transferimin e Dembeles

2020/07/GettyImages-1142453107.jpg
231:"HUESCA, SPAIN - APRIL 13: Ousmane Dembele of FC Barcelona reacts during the La Liga match between SD Huesca and FC Barcelona at Estadio El Alcoraz on April 13, 2019 in Huesca, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United duket se nuk do të transferojë Jadon Sanchon këtë afat kalimtar veror.

Borussia Dortmund i ka bërë të qartë drejtuesve anglez se çmimi i Sanchos është 120 milionë euro.

United deri më tani ka bërë një ofertë zyrtare dhe atë prej 55 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga Dortmund.

Kjo ka bërë që United të mendojë për alternativat e tjera dhe tani kanë kthyer kokën kah sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele.

Ousmane Dembele . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Francezi nuk po luan prej kohësh për shkak të lëndimit, por Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë stilin e lojës së tij.

Sipas medieve angleze Djajtë e Kuq janë gati të paguajnë 50 milionë euro për ta marrë sulmuesin anësorë.

Nga ana tjetër Barcelona ka bërë të qartë se do ta largojë në verë Dembelen nëse vije oferta e duhur. /Telegrafi/