Please enter at least 3 characters.

Rrufeja godet Akropolisin, katër të lënduar

2019/04/unnamed-10-9.jpg

Katër vetë u lënduan sot pasdite, kur një rrufe goditi në kodrën e Akropolis në Athinën qendrore gjatë një stuhie, njoftuan mediat greke.

Sipas njoftimeve, rrufeja shkatërroi dritaret e kabinave të biletave në hyrje të vendit të lashtë, duke lënduar dy punonjës të Ministrisë së Kulturës dhe dy turistë.

Një ambulancë u thirr për transferimin e të lënduarve në spitalet e afërta.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë (EMY) lëshoi një raport të emergjencës sot, duke paralajmëruar më shumë stuhi dhe breshër në mbrëmje. /kp/Telegrafi/