Please enter at least 3 characters.

“Ronaldo është më i mirë se Messi”

2017/11/cr7-messi.png

Cristiano Ronaldo është më i mirë se “i pabesueshmi” Lionel Messi, sipas pilotit të Formula 1, spanjollit Fernando Alonso.

Ylli i Real Madridit, Ronaldo dhe maestro i Barcelonës, Messi shpesh krahasohen mes vete, me dy më të mëdhenjtë e ditëve të sotme që kanë fituar së bashku plot nëntë Topa të Artë.

Alonso, dy herë kampion i botës bë Formula 1 dhe anëtar i nderit në klubit e Real  Madridit ka thënë se nuk kishte dyshime në mendjen e tij se kush ishte më i mirë i të dyve.

“Po, Cristiano është më i mirë se Messi”, ka thënë fillimisht Alonso për Globo Esporte përpara garës të së dielës në Grand Prix.

“Messi ka një talent të jashtëzakonshëm, por si një tifoz i Real Madridit, vetëm lojtarët e Real Madridit më interesojnë”, shtoi piloti i F1.

Messi dhe Ronaldo do të përpiqen të udhëheqin Argjentinën dhe Portugalinë respektivisht në lavdinë e Kupës së Botës në Rusi vitin e ardhshëm.

Megjithatë, Alonso beson se dy kombet e tjera - Brazili dhe Spanja - meritojnë favorizim për ngjarjen e madhe botërore të futbollit.

“Është e vështirë të dihet se kush do të fitojë, por tani Brazili janë favoritët”.

“Spanja mund të jetë e fortë. Do të ishte mirë nëse do të luanin finalen”. përfundoi ngasësi spanjoll. /Telegrafi/