Please enter at least 3 characters.

Ronaldo duhet të vendosë

2016/01/ronaldo-duhet-t-euml-vendos_hd.jpg

Tashëm janë shtuar zërat që kërkojnë nga ai të vendos se ku dëshiron të luajë.

I tillë është edhe analisti i Sky Sport, Terry Gibson, i cili pret që 30 vjeçari të vendos.

“Kemi ardhur në një fazë që në një mënyrë apo tjetër, ai duhet të bëjë zgjedhjen e tij pasi në fund të stinorit do të jetë 31 vjeç”.

“Nuk pres assesi që ai të largohet nga klubi këtë sezon. Ai pati një paraqitje të mrekullueshme ndeshjen e fundit, siç pati edhe i tërë klubi i tij”.

“Ronaldo duhet të shkojë atje ku ndihet i lumtur. Ai po i thyen të gjitha rekordet në Real Madrid. Do t’i donte edhe një apo dy trofe tjerë dhe ai shpreson se ato do të vijnë këtë sezon. Është koha e vendimit të madh. Ose të qëndrojë në Real për tërë karrierën e tij, ose të largohet verën e ardhshme”, ka thënë Gibson për Sky Sports News. /Telegrafi/