Roma – Napoli, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A
31/03/2019
Roma dhe Napoli do ta luajnë derbin e javës së 29-të në Serie A.
Giallorosët vijnë në këtë takim pas humbjes befasuese 2-1 nga Spal dhe synojnë të rikthehen te fitorja.
Humbja e Milanit i ka lënë më shpresa kryeqytetasit për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë Napoli që është më e qetë ka udhëtuar drejt Romës me të vetmin qëllim për mos tu mposhtur.
Claudio Ranieri i vendasve dhe Carlo Ancelotti i mysafirëve tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare:
Formacionet zyrtare:
Roma: Olsen, Santon, Manolas, Fazio, Kolarov, N'Zonzi, De Rossi, Cristante, Perotti, Dzeko, Schick.
Napoli: Meret, Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Rui, Callejon, Allan, Fabian, Verdi, Mertens, Milik. /Telegrafi/


