Please enter at least 3 characters.

Rita Ora nuk e mohon dashurinë për Madonnan, idhullin e saj të muzikës

2018/05/GettyImages-942722900.jpg
220:"NEW YORK, NY - APRIL 05: Rita Ora attends the Alain Mikli x Alexandre Vauthier Launch Party on April 5, 2018 in New York City. (Photo by Andrew Toth/Getty Images for Alain Mikli x Alexandre Vauthier Eyewear Collection)
11:"Andrew Toth

Superylli shqiptar, Rita Ora, shumë herë ka pranuar se shembull për të shërben Madonna.

Mbretëresha e pop muzikës dhe Rita kanë raporte të mira, e kjo e fundit kurrë nuk ka hezituar që të pranojë se e ka idhull këngëtaren e shumë hiteve.

Superylli nga Prishtina ka publikuar një postim InstaStory, ku edhe një herë ka treguar pëlqimin e saj për mbretëreshën e pop muzikës.

"Të dua përgjithmonë, gjithçka e imja", u shpreh Rita.

Rita Ora, Foto: Getty Images

Nuk është hera e parë që Rita pranon hapur se ka një simpati të veçantë për Madonnan.

Aktualisht Rita po shijon suksesin e madh të projektit "Girls" me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charlie XcX.

Rita Ora performon më 3 qershor në Tiranë. /Telegrafi/