Please enter at least 3 characters.

Rita Ora në sytjene paralajmëron koncertin e radhës (Foto)

2017/11/rita-oraa.jpg

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Bukuroshja shqiptare, krahas këngëve të reja që po sjell, po vazhdon edhe me koncerte në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo shihet në sytjena të zeza teksa pozon para aparatit fotografik duke treguar për koncertin e radhës.

Së fundi, këngëtarja ka bërë të ditur se do të mbajë koncertin e radhës në qytetin e Manchesterit.

“Manchester në rrugë e sipër. Më merr kudo me vete”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Ora.

Ndryshe, të dielën ajo do të prezantojë Mtv Ema 2017 në Wembley Arena të Londrës.

Kujtojmë se klipi i fundit i këngëtares, “Anywhere”, deri më tani është mbi 7.8 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/