Please enter at least 3 characters.

Ringjallja e Dzekos - U cilësua dështim, sot është shënuesi më i mirë në Evropë (Video)

2016/10/dzeko-66-e1477559633826.jpg
274:"ROME, ITALY - SEPTEMBER 11: Edin Dzeko and Francesco Totti (R) of AS Roma celebrates after scoring the team's second goal during the Serie A match between AS Roma and UC Sampdoria at Stadio Olimpico on September 11, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka treguar se ku qëndron sekreti i tij pasi këtë sezon në 10 ndeshje ka shënuar 10 gola. 

Boshnjaku ishte cilësuar një dështim sezonin e shkuar ku shënoi vetëm tetë gola në 31 ndeshje.

Ia ardhur nga Manchester City ai këtë vit është në formë të jashtëzakonshme.

Sulmuesi ka shënuar dhjetë herë deri më tani, më shumë se çdo sulmues në Ligat më të mëdha evropiane.

Duke festuar një nga golat e tij me Salahun

Forma e tij u pa që do të jetë e mirë në parasezon, ku shënoi 13 gola në 5 ndeshje.

“Është kënaqësi, pasi unë gjithmonë mendoj për skuadrën, por kam shënuar 10 gola në 10 ndeshje dhe kjo është e rëndësishme”

“Jemi futbollist dhe nganjëherë edhe kritikohemi, është normale. Jam kritikues i vetvetes më i madh dhe sezoni i shkuar ishte i vështirë”.

“Tani e njoh shumë më mirë Serien A  dhe e kam më të lehtë. Jam duke shikuar para dhe golat janë duke më dhënë besim. Gjithmonë dua të bëjë më shumë:, ka thënë Dzeko për RomaTV. /Telegrafi/