Please enter at least 3 characters.

Rikthehet Klay Thompson, por jo edhe Kevin Durant

2019/06/Klay-Thompson.jpg
472:"TORONTO, ONTARIO - JUNE 02: Klay Thompson #11 of the Golden State Warriors is defended by Danny Green #14 of the Toronto Raptors in the first half during Game Two of the 2019 NBA Finals at Scotiabank Arena on June 02, 2019 in Toronto, Canada. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Gregory Shamus/Getty Images)
12:"Getty Images

Golden State Warriors tashmë kanë rrezikuar mbrojtjen e titullit të kampionit të NBA-së.

"Luftëtarët" kanë pësuar ditë më parë humbje të papritur kundër Toronto Raptors dhe kanë bilanc prej një fitore dhe dy humbje në serinë finale të "play-off".

Trajneri Steve Kerr ka marrë lajmet fantastike nga stafi mjekësor, ku është konfirmuar se për ndeshjen e katërt do të jetë i gatshëm Klay Thompson.

"Gjëja më e rëndësishme ishte që të mos rrezikojmë me lojtarin në ndeshjen e kaluar dhe kjo rezultojë me sukses", tha Kerr.

Por, nuk ka mundur të shërohet edhe një ndër basketbollistët më efikas të skuadrës, Kevind Durant, i cili ishte lënduar në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore.

Ndryshe, ndeshja e radhës mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë orëve të para të ditës së nesërme (ora 03:00) në Oracle Arena. /Telegrafi/