Please enter at least 3 characters.

Rexhepi: Secili jep llogari për hajninë e vet

2016/01/f.0319121935941_m.jpg

Kërkesat e njëpasnjëshme nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga organizatat e ndryshme që ai ta lërë pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, nuk e frikësojnë Bajram Rexhepin. Ai ndihet i qetë dhe mendon se vetëm kryeministri Hashim Thaçi mund ta lëvizë nga pozicioni që ka.

Në një intervistë për Tribunën, Rexhepi ka thënë se rasti i pasaportave ia dëmtoi imazhin, por nuk ndihet aspak fajtor për aferën që vazhdon të mbetet nën hetime.

Duke u shprehur në gjuhën popullore sa i përket llogaridhënies, Rexhepi ka thënë se secili duhet të japë individualisht llogari për hajninë e vet. /Telegrafi/