Please enter at least 3 characters.

Regjistrohen katër viktima dhe 163 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

2022/02/PRI_203681353.jpg
362:"A detail of a hand holding a lateral flow test that shows a negative result in a domestic bathroom on 'Freedom Day', 19th July 2021, in London, England. 'Freedom Day' is the date that Prime Minister Boris Johnson's UK government set as the end of Covid pandemic social distancing conditions with the end of mandatory face coverings in shops and public transport.
28:"In Pictures via Getty Images

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.020 teste, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 24 janë riinfektime.

Janë regjistruar 259 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në regjistrin "Termini Im" janë regjistruar katër viktima nga coronavirusi. Shkup (1), Tetovë (1), Ohër (1) dhe Strumicë (1), të moshës nga 64 deri në 83 vjeç. Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në periudhën prej 02.03.2022 deri më 21.03.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 307.507, numri i të shëruarve është 296.833, numri i të vdekurve është 9.240, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.434./Telegrafi/