Please enter at least 3 characters.

Regina King shpallet aktorja më e mirë në rol dytësor

2019/02/ReginaKingOScar-2.jpg
275:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 24: Regina King accepts the Actress in a Supporting Role award for 'If Beale Street Could Talk' onstage during the 91st Annual Academy Awards at Dolby Theatre on February 24, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Regina King është shpallur Aktorja më e mirë në rol dytësor falë rolit të saj në filmin “If Beale Street Could Talk”.

48-vjeçarja ka pasur konkurrencë të fortë në edicionin e 91-të të ndarjes së çmimeve Oscar, por arriti që të triumfojë.

Regina King, aktorja më e mirë në rol dytësor (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ky është çmimi i parë Oscar në karrierën e saj, ndërsa për të njëjtin rol ka fituar edhe në Golden Globes.

Të gjitha konkurrentet në kategorinë për aktoren më të mirë në rol dytësor:

Amy Adams, Vice

Marina De Tavira, Roma

Regina King, If Beale Street Could Talk

Emma Stone, The Favouirte

Rachel Weisz, The Favourite

Ndërkaq, “Free Solo” është shpallur filmi më i mirë dokumentar në edicionin e sivjetmë të Academy Awards.

Më poshtë është lista e konkurrentëve në kategorinë për dokumentarin më të mirë:Free Solo

Hale County This Morning, This Evening

Minding the Gap

Of Fathers and Sons

RBG

Greg Cannom, Kate Biscoe dhe Patricia DeHaney  fituan Oscar për makijazh dhe stil të flokëve për filmin “Vice”.

Ndërsa këta ishin konkurrentët:

Border (Goran Lundstrom dhe Pamela Goldammer)

Mary Queen of Scots (Jenny Shircore,  Marc Pilcher dhe Jessica Brooks)

Vice (Greg Cannom, Kate Biscoe dhe Patricia DeHaney)

Ruth Carter e fitoi çmimin Oscar për kostumografinë në filmin “Black Panther”.

Konkurrentët për kostumografinë:

The Ballad of Buster Scruggs (Mary Zophres)

Black Panther (Ruth Carter)

The Favourite (Sandy Powell)

Mary Poppins Returns (Sandy Powell)

Mary Queen of Scots (Alexandra Byrne)

/Telegrafi