Please enter at least 3 characters.

Real Madridi konfirmon lëndimin e Kroosit

2019/10/kroos-e1570368279521.jpg

Toni Kroos ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së shtunës ndaj Granadas e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite.

Megjithatë, nuk shkoi gjithçka në rregull për klubin mbretoër, pasi gjermani Kroos u detyrua ta lëshoj fushën si i lënduar.

Kroos u zëvendësua nga Luka Modric në minutën e 34-të, ndërsa Reali tashmë ka konfirmuar lëndimin e lojtarit të tyre.

"Pas testeve të kryera sot te lojtari Toni Kroos nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të kofshës në këmbën e majtë".

"Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet", thuhet në njoftimin e klubit mbretëror. /Telegrafi/