Real Madrid 3-0 Bilbao: Notat e lojtarëve, Benzema ylli i ndeshjes
265:"MADRID, SPAIN - APRIL 21: Karim Benzema of Real Madrid CF celebrates after scoring Real's 2nd goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Athletic Club at Estadio Santiago Bernabeu on April 21, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
Karim Benzema në momentin e golit të parë (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

12:"Getty Images
21/04/2019
Real Madridi ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Athletic Bilbaos në La Liga, duke iu kthyer kështu fitores pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Leganes.
Golat për Los Blancos i shënoi Karim Benzema (47', 76' dhe 90'). Normalisht që francezi në fund ishte lojtari i ndeshjes i vlerësuar me notën më të madhe.
Por, paraqitje të mirë te Reali arritën të bëjnë edhe Luka Modric, Marco Asensio dhe Dani Carvajal.
Te mysafirët më i miri ishte Inigo Cordoba, por edhe Yuri e Inigo Lekue.
Ndërsa ai që dëshpëroi më së shumti për mysafirët ishte sulmuesi Inaki Williams dhe portieri Iago Herrerin, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Real Madrid:
Athletic Bilbao:
Në xhiron e ardhshme skuadra e Zinedine Zidanes luan ndaj Getafes, ndërsa baskët presin Leganesin. /Telegrafi/


